-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Plisat e shpallin “nongrata” Andin Lokaj në Prishtinë

Rekomandime

“Dardanët e rinj” kanë arritur një fitore të rëndësishme prej 2-1 sonte ndaj Shqipërisë U21.

Pas ndeshjes, komentatori i njohur, Andin Lokaj, ka vazhduar me deklaratat e tij të çuditshme, duke ofenduar kështu futbollistët shqiptarë.

- Advertisement -

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna” – shkroi Lokaj.

Pas kësaj deklarate, kanë reaguar edhe tifo grupi Plisat, të cilët e kanë shpallë Andin Lokajn të padëshiruar në qytetin e Prishtinës.

- Advertisement -

Reagimi i Plisave:

Andin Lokaj – në Prishtinë je i padëshiruar!

- Advertisement -

Besojmë që shumica nga ju e ka përcjellë ndeshjën vëllazërore sot mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Europianit të grupmoshës U-21.

Pa marrë parasysh rezultatit të sotëm, ndeshja ishte mes Kosovës dhe Shqipërisë, andaj nuk tolerohet që askush të tentoj të bëj deklarata të cilat nxisin përçamje.

Andin Lokaj sot pas ndeshjes Kosovë – Shqipëri ka lëshuar disa deklarata të cilat janë të papranueshme dhe gjithsesi të pa tolerueshme!

Askush nuk mundet dhe nuk guxon të krijojë përçamje, kjo deklaratë e komentatorit të sotëm duhet të dënohet fuqimisht, përndryshe përgjegjësia nuk mbetet tek NE!KOSOVA është zemra e SHQIPËRISË “

Ish komentatori i KTV-së dhe SuperSportit njihet për deklaratat e tij kontraverze.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit