-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Policia polake reklamon arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së, ia huq keq me fotografinë e Jakup Krasniqit

Rekomandime

Policia e Polonisë përmes faqes zyrtare në Twitter ka publikuar një shkrim në të cilin tregon për arrestimet e kryera në Kosovë nga Njësia Speciale polake në kuadër të misionit të EULEX-it.

Megjithatë, në përshkrimin e saj thotë se e ka arrestuar Jakup Krasniqin të akuzuar nga Haga për krime lufte, derisa në fotografinë që ka vendosur për ta ilustruar lajmin e ka vendosur fotografinë e kreut të OVL-së, Hysni Gucati.

- Advertisement -

Gjithashtu, në faqen zyrtare të policisë ka publikuar një komunikatëpër media ku tregon për arrestimin që forcat speciale polake kanë kryer në Kosovë në kuadër të EULEX-it.

Policët polakë aktualisht janë grupi më i madh në misionin EULEX në Kosovë.

- Advertisement -

Policët polakë marrin vlerësime shumë të larta nga autoritetet e misionit për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në aktivitete”, thuhet në komunikatën zyrtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit