16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Pozhari i del në krah Vitisë: Pandemia është e papërballueshme edhe për shtete si Gjermania

Rekomandime

Analisti Xhevdet Pozhari, i ka dalur në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, përderisa në Kosovë gjendja me koronavirus vazhdon të jetë e rënduar ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 36 viktima.

- Advertisement -

Sipas Pozharit fajin e ka qeveritë e shkuara për problemet në sistemin shëndetësor, e jo qeveria aktuale, derisa përmendi edhe problemet me të cilat përballen spitalet por duke mos përmendur ndonjë punë nga ministry aktual Vitia.

Ai tutje hoqi fajin nga ministry Vitia, duke thënë se edhe ata që i janë vërsulur atij e dinë se nuk ka faj.

“Të tillët nuk e sulmojnë ministrin e tanishëm te shëndetësisë por kandidatin për kryetar të Prishtinës. Ata më së paku e kanë hallin për jetë e qytetarëve sepse e dinë se pandemia është e papërballueshme edhe për shtete të zhvilluara si Gjermania. Për ta therrë në sy është një emër: Arben Vitia’’, shkroi Pozhari.

- Advertisement -

Kosova vazhdon të përballet me gjendjen e rënduar të pandemisë, derisa për një javë janë shënuar 132 viktima.

Vitia është akuzuar për keqmenaxhimin, e nga ai është kërkuar dorëheqje nga pozita që ka.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Problemi i Kosovës është më i madh sesa si ajo e lufton pandeminë sepse në të vërtetë këtu as që ka sistem shëndetësor ngaqe atë e rrënuan qeveritarët e dy dekadave të shkuara.

Kosova ka spitale ku mungojnë edhe aspirina dhe shiringa, e për këtë më së paku fajtor është ministri i tanishëm i shëndetësisë.

Këtë e dinë veçanërisht ata që i janë vërsulur Arben Vitisë. Të tillët nuk e sulmojnë ministrin e tanishëm te shëndetësisë por kandidatin për kryetar të Prishtinës. Ata më së paku e kanë hallin për jetë e qytetarëve sepse e dinë se pandemia është e papërballueshme edhe për shtete të zhvilluara si Gjermania. Për ta therrë në sy është një emër: Arben Vitia’

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit