1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidenti kroat arrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

Rekomandime

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka arritur në Kosovë ku është pritur me ceremonia shtetërore nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Milanoviq do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë ku do të zhvillojë disa vizita dhe takime.

- Advertisement -

Pas takimit me shefen e shtetit, Vjosa Osmani, presidenti kroat do ta takojë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pasdite, Milanoviq do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.

- Advertisement -

Milanoviq do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit