3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Presidenti kroat do t’i festojë Krishtlindjet në Kosovë

Rekomandime

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë më 23 dhe 24 dhjetor 2021.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e presidentit kroat, thuhet se gjatë vizitës së tij presidenti Milanoviq do të takohet me pjesëtarët e ushtrisë kroate që janë duke shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it të udhëhequr nga misioni i NATO-s.

- Advertisement -

Kjo vizitë e presidentit kroat thuhet se do të bëhet me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidenti Milanoviq do të vizitojë Republikën e Kosovës me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë qëndrimit zyrtar në Prishtinë, presidenti Milanoviç do të zhvillojë një takim me presidenten Osmani-Sadriu, do të marrë pjesë në një takim të delegacioneve të dy shteteve dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit kroat.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Presidenti i Kroacisë do të vizitojë ushtarët kroatë në KFOR me të cilët do ta kalojë natën e Krishtlindjeve.

- Advertisement -

Në Kosovë është kontingjenti i 36-të kroat, me 141 pjesëtarë të ushtrisë kroate. Presidenti Milanoviq i përcolli ata më 22 nëntor 2021, kur pjesëtarët e Ushtrisë Kroate udhëtuan në Kosovë për një rotacion gjashtëmujor.

Më tej, është planifikuar edhe një takim i tij me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári.

- Advertisement -

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti Milanoviç do të vizitojë edhe Janjevën, ku jetojnë shumica e kroatëve . Ai do të takohet me Rev. Mato Paliq, famullitar kroat në Janjevë, si dhe me anëtarë të komunitetit të pakicës kroate për të diskutuar rreth kushteve të jetesës në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit