4.5 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

“Presim 24 orë kohë dhe do të ndërhyjmë”, këshilltari i Glauk Konjufcës i kundërpërgjigjet Aleksandër Vuçiqit: Serbia është e lodhur!

Rekomandime

Tashmë tetë ditë, po bëhet nga dita kur Kosova ka vendosur reciprocitet në targa kundër shtetit serb.

Që nga kjo ditë, Serbia ka filluar të çmendet.

- Advertisement -

Që nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e deri tek më i vogli i tyre, pra serbët që kanë bllokuar rrugët në veriun e Kosovës, me urdhrat e krimineIëve dhe të presidentit serb, kanë filluar të kërcënojnë Kosovën.

Gjatë ditës së djeshme është parë një banor serb, i cili po qëndron pranë barrikadës në veri, duke kërcënuar shqiptarët me prerje të kokave.

Ndërsa, mbrëmë ishte vet presidenti serb, i cili ka thënë se, në takimin që kishte me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se po të mos ishte marrëveshja e Kumanovës tashmë do të kishin hyrë në Kosovë.

- Advertisement -

Ai madje shkoi aq larg sa që, në rast rreziku të serbëve ka thënë se do të pres 24 orë ndërhyrjen e NATO-s, ndryshe do të hyjnë serbët në Kosovë.

“Serbia vetëm e ka ngritur gatishmërinë e saj Iuftarake. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë Kosovën si territorin tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë. I thashë Stoltenberg sot që ne nuk do të hyjmë në Kosovë me trupat tona, dhe se nëse njerëzit rrezikohen, ne do të presim 24 orë për ndërhyrjen e NATO -s”, ka thënë Vuçiç.

- Advertisement -
Dritan Tali

E këtyre kërcënimeve të serbëve u është kundërpërgjigjur këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Driton Tali.

Tali për gazetën “Bota sot”, është tallur me deklaratat e Vuçiqit.

Ai shprehet se s’ka Iuftë pas që nuk ka kush me kë të Iuftoj.

Ai pohon se tashmë Serbia është e lodhur dhe nuk është e zonja për Iuftë, ndërsa Kosova është shumë më e përgatitur sesa në vitet e 90-ta.

“Këto kërcënimet e këtyre ditëve të fundit të Vuçiqit unë nuk i kam marrë seriozisht, madje edhe jam tallur me to. Të them të drejtën të gjitha kërcënimet që japin ndjenjen e Iuftës asnjëherë se kam marrë seriozisht, sepse ashtu siç e kam thënë disa herë “s’ka Iuftë sepse s’ka kush me kë të Iuftojë! Pra kemi një Serbi të lodhur dhe të pa zonjën për Iuftë (kërcënimet e saja janë blofe) dhe një Kosovë aspak të interesuar për Iuftë. Për më tepër, Kosova e sotit s’ka të bëjë asgjë me Kosovën e 90’ve. Është krejtësisht një Kosovë tjetër me një infrastrukturë Iuftarake shumë më të sofistikuar se 90’ve. Pastaj edhe faktin që në rast nevoje kemi mundësinë për të blerë armatim nga shtetet e ndryshme që na kanë njohur deri tashti”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, ky shou medial i fundit, i Qeverisë së Serbisë do të përfundojë së shpejti.

Madje sipas tij, edhe tepër zgjati.

“Është absurde – është idioteske – që për një skadim marrëveshje (për targat e automejteve) të fillojë ndonjë konflikt mes shtetëror. Thjesht është budallallëk i paimagjinueshëm. Prandaj unë mendoj se ky shou medial i Qeverisë së Serbisë përfundoj, bile edhe tepër zgjati edhe sikur të ishim duke jetuar në shekullin e 19, se lëre më në këtë kohën e globalizimit që po e jetojmë. Mundësia e konfliktit në këso kushte mund të ekzistojë veç në ndonjë kokë boshe të ndonje ‘biçim’ analisti të korruptuar kosovar ose në kokën e ndonjë racisti të sëmurë serbë”, shprehet Tali.

Këshilltari i Konjufcës thotë se, sa i përket policisë, ajo është në të drejtën dhe përgjegjësitë e saj.

“Deri tashti e ka menaxhu situatën ashtu siç është pritur, pa edhe asnjë aksident sado minor të kishte qenë”, thotë ai.

“Kësaj deklaratës (groteske) së fundit të Vuçiqit “se në rast të rrezikimit të serbëve …”, unë do ju përgjigjesha me pyetjen se “pse ne pasmi m’i rreziku qytetarët tanë?!”. Qytetarët serbë të Kosovës janë në shtetin e tyre!!! Ata janë aq kosovarë sa edhe të tjerët”, përfundon Driton Tali.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit