-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Prindi i serbit të sanksionuar nga SHBA: Ftoj ambasadorin amerikan të vijë në shtëpi dhe do ia jap gjithë pasurinë

Rekomandime

Nebojsha Rosiq, babai i Marko Rosiq, njërit nga bashkëpunëtorët e Zvonko Veselinoviqit që u fut në listën e sanksioneve nga Departamenti i Thesarit si pjesë e grupit të organizuar krlminal i ka bërë ftesë ambasadorit të ShBA-së në Prishtinë që ta vizitojë familjen e tij dhe t’ia japë gjithë pasurinë që djali i tij Marko Rosiq posedon.

Nebojsha Rosiq tha se ka marrë vesh nga mediat për sanksionet që përfshijnë djalin e tij.

- Advertisement -

“E lexova në media që djali im është në listën e njerëzve ndaj të cilit ShBA-ja ka ndërmarrë sanksione. Kjo me të vërtetë tingëllon tragjikomike për mua pas gjithë asaj që djali im dhe familja ime ka kaluar që nga dita që Marko është arrestuar”, ka thënë ai.

Ai tha se është i gatshëm ta dhurojë pasurinë e djalit të tij për ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë.

“Unë e ftoj ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë të vijë në shtëpinë time dhe unë do t’ia jap gjithë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme që ka djali im dhe familja ime pasi që e pashë dje se u raportua që djali im është pjesë e krilmit të organizuar. Djali im nuk posedon asnjë pasuri të grupeve krlminale dhe jam i befasuar se në çfarë informata janë bazuar ata kur kanë arritur në këtë konkluzion”, tha Rosiq.

- Advertisement -

Marko Rosiq njëri nga të sanksionuarit e ShBA-së si pjesë e grupit të krlmit të organizuar në veri të Kosovës ishte arrestuar në Mitrovicën e veriut më 23 nëntor 2018 dhe është në mbajtje që nga ajo kohë.

Aktakuza e ngarkon atë me përfshirjen në ekzekutimin e Oliver Ivanoviqit.

- Advertisement -

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krlmit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bizneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar krlminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit