9.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Prindi pretendon se mjeku Ramush Beiqi ia kërkoi 15 mijë euro për t’ia nënshkruar formularin për trajtim jashtë vendit djalit të sëmurë

Rekomandime

Doktori Ramush Bejiqi po pretendohet se nuk ia ka nënshkruar formularin për trajtim jashtë vendit, vogëlushit Riar Kastratit, i cili vuan nga një defekt në zemër.

- Advertisement -

Madje, sipas prindit të tij, i njëjti i ka kërkuar 15 mijë euro për ta dhënë nënshkrimin për trajtimin e tij jashtë vendit, shkruan Reporteri.net.

Pretendimet e prindit të Riadit, i ka adresuar asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Leonora Shabani Bajraktari.

“Ka edhe prej atyne “doktorve” që nuk ia nënshkrujnë formularin Riarit për trajtim jashtë vendit, që me e shfrytëzu fondin për trajtim jashtë vendit nga Ministria e Shendetsisë!
Ps/ sipas prindit ia ka kërku 15 mij euro për me ia dhanë nënshkrimin Ramush Bejiqi”, ka shkruar asamblistja e VV’së në Prishtinë, në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Në postimin që ka shpërndarë ajo në Facebook, ka pasur edhe shumë ankesa të tjera në drejtim të doktorit, Ramush Bejiqi.

Vogëlushi, Riar Kastrati vuan nga një defekt në zemër dhe për trajtim jashtë vendit i nevojiten 50 mijë euro.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit