Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të shtunë në Prishtinë ka sekuestruar 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Sipas policisë, policia ka mbështetur ekipet e KEDS-it në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës” në Prishtinë, ku gjatë kontrollit 35 prej 39 aparateve ishin në funksion.
“Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se një aksion i njëjtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm edhe në veri të vendit, ku policia ka sekuestruar 272 pajisje Antmine për prodhimin e kriptovalutave.