4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pritet ndryshim i madh i motit

Rekomandime

Përderisa vapa afrikane mbizotëroi këto ditë në vendin tonë, gjatë këtyre ditëve pritet një ndryshim i motit, raporton Gazeta Blic.13.08.2019 – Gjatë ditës së mërkurë vapa afrikane do të fillojë të zbrapset më në jug të rajonit, me afrimin e një turbullire nga Atlantiku, që pritet të kalojë orëve të pasdites.

- Advertisement -

Pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me breshër.

Nga dita e enjte masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat për 10C deri 15C nga ditët e kaluara, e priten mundësi për riga lokale shiu.

14.08.2019 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër.

- Advertisement -

Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi, e më vonë gjatë ditës nga verilindja 5-15m/s. Indeksi UV: 8.15.08.2019 – Freskët. Kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 3./Prishtina Weather

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit