Një person është gjetur pa shenja jete dje në mesditë në një motel në Prizren.
Ai është M.R., 64 vjeçar nga fshati Nebregoshtë e Prizrenit dhe ka qenë i shoqëruar nga një 68-vjeçare.
Lajmin është bërë i ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.
Siç thuhet në raport, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika. Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në raport.Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolla tha: “Dje rreth orës 12:17, Policia ka pranuar një informacion nga një ekip i emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Osmanollaj.