3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Progres në bisedimet VV-LDK, sot pritet marrëveshja

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mësohet se janë më afër se kurrë arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit.

Siç ka mësuar medias, nga burimet e veta në të dyja kampet, gjatë së premtes “është arritur progres” në bisedimet mes partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe asaj që zuri vendin e dytë.

- Advertisement -

Njerëz të afërt me ekipet negociuese nga të dy partitë më të mëdha politike në vend kanë treguar se ka “lëvizje pozitive”, dhe se marrëveshja mes dy partive pritet të arrihet nesër, e shtunë.

Sipas burimeve të medias, “janë duke u bërë përpjekje titanike” që të tejkalohet mosmarrëveshja mes dy partive për çështjen e kryeparlamentarit.

Ndryshe, më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.

- Advertisement -

Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

- Advertisement -

Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është arritur marrëveshja e pritur me LDK’në për formimin e qeverisë.

Dy partitë po negociojnë për të formuar koalicionin qeverisës pothuajse prej kur kanë përfunduar zgjedhjet e vjeshtës së kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit