1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Prokuroria Speciale tregon përmbajtjen e dosjeve që u dërguan në zyrat e OVL-UÇK’së

Rekomandime

Pas afër një viti nga arrestimi, të mërkurën në Hagë nisën seancat përgatitore për fillimin e procesit gjyqësor për Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj. Në seancën e sotme u mësua se çfarë në të vërtetë përmbanin dosjet e dërguara në zyrat e OVL-UCK-së.

Ish-kreu e nënkryetari të OVL-UÇK-së do të përballen gjatë gjykimit me akuzat për pengim të drejtësisë, për shkak të zbulimit të një sërë dosjesh që lidhen me Dhomat e Specializuara tre herë gjatë shtatorit 2020.

- Advertisement -

Tek pas 11 muajsh edhe Prokurori i Specializuar në Hagë ka vendosur të zbulojë se çfarë përmbajnë pakot e dërguara nga persona ende anonim në selinë e OVL-UÇK-së.

“Sikur që ka bërë të ditur hetuesi i dosjes, pakoja e parë përmban dosje prej 891 faqesh dhe përfshinë kërkesa konfidenciale për ndihmë në hetime penale të cilat i ka bërë SITF drejt autoriteteve serbe, nga të cilat shumica përmbajnë shtesa krejt sekrete me informacione mbi dëshmitarët e mundshëm si dhe dokumente serbe me përgjigjet për kërkesat.” – thuhet në parashtresat e dorëzuara nga Jack Smith, kryeprokuror i specializuar.

Kërkesat e Task Forcës për Hetime Speciale kanë të bëjnë kryesisht me intervistat e audio-incizimet që i duan nga serbët. Pak më pak peshë çon pakoja e dytë që u lëshua të mërkurën e 16 shtatorit, raporton KK.

- Advertisement -

“Pakoja e dytë përmban dosje prej 937 faqesh në total. Sikur është thënë, në 931 faqe nga kjo pako përmbajnë incizime nga procedurat e mëparshme të gjykimeve të mbajtura në Kosovë dhe ato pranë Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish Jugosllavi, këto edhe i janë dhënë mbrojtjes më 29 janar 2021. Në pakon e dytë janë diku 6 faqe me emrat dhe kontaktet e dëshmitarëve të mbrojtur, këto nuk i janë dhënë mbrojtjes.”

Në parashtresat që kryeprokurori Jack Smith ka dorëzuar gjatë kësaj jave ka treguar se të akuzuarve dhe mbrojtjes mund t’u jepen vetëm disa pjesë të dosjeve që janë bërë publike edhe në media.

- Advertisement -

Por krejt e mbyllur medoemos duhet të mbetet pakoja e tretë.

“Sipas deklaratës së hetuesit, pakoja e 3 është e tëra nga dy kopje të paplota, njëra 244 e tjetra 245 faqe, e cila përmban prova që lidhen me 5 të dyshuar të Prokurorisë së Specializuar. Këto dokumente janë cilësuar tërësisht konfidenciale sepse në to janë emrat e dëshmitarëve të Prokurorit të Specializuar dhe dëshmitarëve potencial. Pakoja e 3 përfshinë edhe informacione që Prokurorisë i janë dhënë nga organizatat ndërkombëtare dhe subjektet tjera që funksionojnë nën masa të rrepta e sekrete.”

Kryeprokurori Smith ka konfirmuar po ashtu se të gjitha materialet e publikuara në medie e kanë dëmtuar punën e tyre sepse janë tërësisht origjinale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit