Një tentim grabitje ka ndodhur në një argjendari në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se i dyshuari është goditur nga pronari i argjendarisë.
“Rreth orës 18:20 jemi njoftuar se në qendër të qytetit një person ka tentuar të grabit një argjendari. I dyshuari është goditur me një mjet nga pronari apo viktima në këtë rast. I dyshuari është në emergjencë të spitalit dhe është duke u trajtuar”, ka bërë Gashi.