Dhjetëra persona janë duke protestuar në Tiranë kundër nismës për mini-shengenin, që po mbahet në kryeqytetin shqiptar.
Aktivistët e “Dielli lind në perëndim” theksuan se ky takim s’ka rëndësi pasi aty janë tërhequr tri shtete; Kosova, Mali i Zi si dhe Bosnja e Hercegovina.
“Këtu kanë mbet tri marioneta.
Nuk kemi punë fare me Policinë, sepse ata janë vëllezërit tanë.
Ne kundërshtojmë min0shenbgenin ballkanik.
Po bëhet tradhti e madhe pa qenë Kosova.
Unë e sfidoj kryeministrin.
Ne duam të integrohemi në Bashkimin Evropian e jo të kemi mini-shengen”, janë shprehur ata.
Ndonëse kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protesta, ata s’do të radikalizojnë apo djegin flamuj të ndonjë shteti.