4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pse Ukshin Hoti nuk pajtohej që Ibrahim Rugova të quhej Gand i Ballkanit?

Rekomandime

Ukshin Hoti, një ndër intelektualet më të arsimuar në Kosovë nuk pajtohej që brahim Rugova të quhej Gand i Ballkanit, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ukshin Hoti ishte edhe një ndër arkitektët e marrvëshjeve ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Kjo u ka mundësuar disa profesorëve të Shqipërisë të vijnë të vendosen në Kosovë për të ligjëruar në Universitetin e Prishtinës.

Ukshin Hoti, nuk ishte i pajtimit kur shtypi i asokohshëm ia dha Ibrahim Rugovës statutin e Gandit të Ballkanit.

“Dua të shtoj se nuk do të duhej tepruar me atë që gazetarët e quajnë gandizëm të popullit shqiptar, dhe që sërish bazohet në metodën e luftës së tij. Ajo që sot nëpër faqet e shtypit po lavdërohet si gandizëm, për ç’shkak individë të caktuar që s’kanë asnjë lidhje me të ngriten gjer në qiell, fitojnë shpërblime, u rrahen shpatullat, falenderohen etj., vërtetë që s’kanë asnjë lidhje me gandizmin”, kishte thënë Ukshin Hoti aso kohe.

- Advertisement -

Kujtojmë, që Ukshin Hoti ishte një person shqetësues për pushtetin serb. Për të njëjtin pushtet, i cili ia dha mundësinë një shqiptari me origjinë nga një fshat me 5 mijë banorë siç ishte Krusha e Madhe, të ngjitet hap pas hapi në rradhët e administratës së shtetit Jugosllav, të gjindet përballë këtij njeriu që ka mbledhur njohuri të mjaftueshme për ta kuptuar funksionimin e aparatit shtetëror të Jugosllavisë, pasi i ka kuptuar çështjet globale nga hulumtimet e tij dhe udhëtimet e tija ndërkombëtare, duke denoncuar fillimisht zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik të Kosovës dhe më pas në rradhë të dytë, aparteidin serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit