3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Publikohet raporti i Departamentit të Shtetit për TERR0RIZËM, ky është kapitulli për Kosovën

Rekomandime

Departamenti i Shtetit Amerikan, ka publikuar raportin për TERR0RIZEM. Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e TERR0RIZMIT përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për luftë kundër ISIS’it.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin vjetor për TERR0RIZMIN në botë, ku thuhet se në gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre shënuan përparime të mëdha e të rëndësishme kundër organizatave terroriste, por, kërcënimi nga terrorizmi është bërë më i shpërndarë gjeografikisht në rajone anembanë botës, raporton Zëri i Amerikës.

- Advertisement -

Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, thuhet në raport, Shtetet e Bashkuara u janë përgjigjur kërcënimeve në zhvillim, përfshirë zgjerimin e Koalicionit Global kundër lSlS, që tani numëron 83 anëtarë. Koalicioni punoi për të konsoliduar arritjet në Irak dhe Siri, ndërsa zgjeroi përpjekjet për të kundërshtuar kërcënimin në rritje tëlSlS-it në Afrikën Perëndimore dhe rajonin Sahel.

Shtetet e Bashkuara vazhduan të trajtojnë kërcënimet nga TERR0RIZMI i sponsorizuar nga shtetet, duke sanksionuar grupet e mbështetura nga Irani, si Asa’ib Ahl al-Haq në Irak dhe Saraya al-Mukhtar në Bahrein.

Nëntë vende në gjithë hemisferën perëndimore dhe në Evropë, thuhet mes tjerash ne raport, ndërmorën hapa të rëndësishëm në vitin 2020 për të caktuar, ndaluar ose kufizuar Hezbollahun, i cii është sanksionuar edhe në Kosovë.

- Advertisement -

Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për luftë kundër ISIS-it. Qeveria e Kosovës është duke hartuar një strategji të re të kombinuar dhe plan veprimi kundër TERR0RIZMIN ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025. Raporti përmend edhe shkarkimin e më pas emërimin e bashkërenduesit të zyrës kundër TERR0RIZMIT dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Kosova, thuhet në raport, vazhdon të trajtojë zhvillimet që pasuan riatdhesimin në vitin 2019 të katër luftëtarëve dhe 106 grave e fëmijëve nga Siria, një nga riatdhesimet më të mëdha civile deri më tani nga zona e konfliktit. Të gjithë të rriturit janë ndjekur penalisht dhe dy nga luftëtarët janë në burg. Gratë dhe fëmijët vazhdojnë të marrin ndihmë për riintegrim nëpërmjet programeve të financuara nga fondet amerikane e evropiane dhe Divizionit të Parandalimit dhe Riintegrimit të Ministrisë së Brendshme. Ky program dhe ministria e Arsimit ndihmuan 37 nga 74 fëmijët e kthyer të regjistrohen në shkollë dhe me mbështetjen ndërkombëtarë, po ndihmon gratë e kthyera në riintegrim dhe punësim.

- Advertisement -

Nuk ka pasur asnjë incident terrorist të raportuar në Kosovë në vitin 2020, thuhet në raport.
Kuadri ligjor i Kosovës vlerësohet si ndër më të prirët në Ballkan për ndjekjen penale të individëve të dyshuar për kryerje ose mbështetje të veprimtarive terroriste, por, thuhet në raport, dënimet e shkurtra, lirimet e parakohshëm nga burgu dhe mungesa e mbikëqyrjes së organizuar pas lirimit, ngrenë pikëpyetje për sigurinë afatgjatë.

Raporti vëren se angazhimet e Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020 të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, kodifikuan përkushtimin e Prishtinës për të rritur sigurinë kufitare dhe kontrollin për të ndaluar udhëtimin e TERR0RISTEVE. Kosova e ka cilësuar Hezbollahun si organizatë terroriste, thuhet më tej.

Raporti vë re se Kosova nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EUROPOL, e njohur deri vonë si Policia Evropiane, ndërsa mbetet jashtë INTERPOL-it, pjesërisht për shkak të kundërshtimit të Serbisë dhe marrëdhënieve që ende nuk janë normalizuar ndërmjet të dy vendeve. Aty theksohet edhe bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë amerikane për luftën kundër TERRORIZMIT.

Raporti përmend se më 11 dhjetor, Gjykata Themelore e Prishtinës liroi një grup të pandehurish nga akuzat e lidhura me TERRORIZMIN. Kjo ishte hera e dytë që të pandehurit u shpallen të pafajshëm nga akuza për terrorizëm, megjithëse u dënuan për posedim dhe tregti armesh. Rasti që ishte ngritur në vitin 2015 nga prokurorët ndërkombëtarë dhe më pas i kaloi sistemit gjyqësor vendas, duke qëndruar në gjykatat e Kosovës për pesë vjet.

Më 30 tetor, Agon Misini u lirua nga burgu pasi kreu 18 muaj nga dënimi i tij katërvjeçar për pjesëmarrje në grup terrorist. Agon Misini ishte luftëtari i parë i riatdhesuar. Gjykata e Apelit i njohu atij kohën e kaluar në paraburgim në Siri pas arrestimit në vitin 2017 nga Forcat Demokratike Siriane.

Më 20 tetor, policia e Kosovës arrestoi një person që kërcënoi ambasadorin e Kosovës në Francë, i cioi shpërndau një artikull të gazetës Le Figaro, që përshkruante një kronologji të sulmeve ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

Më 30 shtator, prokurorët akuzuan Igballe Hudutin, për nxitje për të kryer akte terroriste. Zonja Huduti u arrestua më 7 janar për postimet e saj në rrjetet sociale ku kritikonte Uashingtonin për vrasjen e komandantit iranian, Qasim Soleimani dhe bëri thirrje për hakmarrje.

Më 24 shtator, Gjykata e Lartë e Kosovës vërtetoi dënimin me pesë vjet e gjysmë heqje lirie për Visar Qukovcin për pjesëmarrje në grup terrorist, , ndërsa urdhëroi një rigjykim për akuzat për abuzim të fëmijëve. Qukovci, një nga luftëtarët e riatdhesuar nga Siria në vitin 2019, kishte filmuar video propagandistike në të cilat i vendoste një jelek vetëvrasës djalit të tij 3-vjeçar.
Më 10 janar, Arian Kryeziu u dënua me 46 muaj burgim për pjesëmarrje në grup terrorist.

Nga 32 gra të riatdhesuara nga Siria në vitin 2019, 29 u deklaruan fajtore për pjesëmarrje në ISIS dhe morën dënime të shkurtra me kusht. Gratë do t’i shmangen kohës së burgut nëse nuk kryejnë krime të mëtejshme, kontrollohen rregullisht nga policia e Kosovës dhe ndjekin psikoterapi.

Raporti më tej thekson mes tjerash se Kosova ka hartuar një kuadër ligjor për sanksionet financiare kundër organizatave terroriste, që pas miratimit nga parlamenti, do të përmirësojë kufizimin e financimit të terrorizmit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thuhet në raport, vazhdoi të zbatojë një program, të mbështetur nga ekspertët amerikanë, për punë me të dënuarit për TERRORIZEM që ndodhen në burg. Programi përfshinë mbledhjen, analizimin dhe ndarjen e informacionit brenda vendimmarrësve të shërbimit korrektues dhe organeve të tjera përkatëse të zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin e rehabilitimit dhe riintegrimit eventual të të dënuarve. Autoritetet vazhduan programet e riintegrimit të individëve që vuajtën dënimin në burg për akuzat e terrorizmit, të kthyerit dhe anëtarët e familjeve të tyre, ndonëse me mungesë personeli dhe financim të pamjaftueshëm, thuhet në raportin e DASH-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit