1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Punojnë në ndërtim pa masa mbrojtëse, ku është ministria?

Rekomandime

Sektori i ndërtimtarisë, që nga dje ka nisur punën pas ndërprerjes disa javore për shkak të masave që kishte marrë Ministria e Shëndetësisë me qëllim parandalimin e virusit korona.

- Advertisement -

Punëtorët e ndërtimtarisë kanë dalë në vendet e tyre të punës, mirëpo brengosëse është fakti se shumë prej tyre nuk kanë masa mbrojtëse, elementare për punë.

Në lagjen Tophane në Prishtinë, ku shihen punëtorët duke punuar pa masa mbrojtëse e duke rrezikuar jetën.

Rikujtojmë se vitin e kaluar, ish-ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kishte aktivizuar inspektorët në terren që të inspektojnë vend-punishtet gjithandej në Kosovë, madje kishte shqiptuar edhe shumë gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar ligjet për sigurinë dhe shëndetin në punë.

- Advertisement -

Nuk dihet nëse ky projekt, për sigurinë dhe shëndetin në punë është duke vazhduar ende, por nga ajo që po shihet tani në terren, situata nuk është aspak e mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit