4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Putini kërcënon: Shteti që shpall zonën e “ndalim-fluturimit” do të konsiderohet palë në luftë

Rekomandime

Vladimir Putin ka kërcënuar edhe një herë shtetet perëndimore me luftë. Një reagim të fundit publik ai është shprehur se do ta konsiderojnë si palë Iuftuese çdo shtet që do të marrë përsipër që të aplikojë një “zonë ndalim-flturimi” në qiellin e Ukrainës.

Putin tha se në këtë mënyrë, ai shtet që do të bënte këtë, kishte zgjedhur të futej në Iuftë me Rusinë.

- Advertisement -

Ndër të tjera, presidenti Vladimir Putin tha se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë ishin të ngjashme me shpalljen e Iuftës. Ai tha se Moska duhet të mbrojë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, si dhe interesat e saj.

Gjatë një interviste të mëparshme, Putin tha gjithashtu se Rusia dëshiron që Ukraina të ketë një status neutral, duke theksuar faktin se nuk është në planet e tij shpallja e mobilizimit ushtarak në vend.

Çfarë është një “zonë ndalim-fluturimi?

- Advertisement -

Ideja e vendosjes së një zone ndalim-fluturimi është bërë e njohur pas Iuftës së Parë Botërore, ku Gjermanisë iu imponua një masë e tillë sipas traktatit të Versajës. Por zonat e ndalim-fluturimit datojnë që në vitet 1990 pasi Sadam Hussein, diktatori i i Irakut, sulmoi kurdët në veri të vendit të tij dhe shiitët në jug, raporton abcnews.al

Amerika, Britania dhe Franca shpallën zona të ndalim-fluturimit, pjesën veriore të Irakut dhe një pjesë të jugut. Vendime të ngjashme u zbatuan nga NATO mbi Bosnje dhe Hercegovinën midis 1993 dhe 1995 dhe në Libi në 2011, në një luftë që rrëzoi Muammar Gaddafin, udhëheqësin e vendit.

- Advertisement -

Zonat e ndalim-fluturimit parandalojnë një vend që të përdorë avionë Iuftarakë për të sulmuar objektivat ushtarakë ose civilët në terren. Por ky përfitim humanitar ka një kosto. Nuk mjafton thjesht një miratim. Për të kryer patrullime të tilla, hapësira ajrore duhet të jetë e sigurt në mënyrë që avionët e saj të mos rrëzohen.

Dhe kjo kërkon identifikimin, bllokimin ose shkatërrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në tokë.

Të zhvillosh Iuftë kundër Irakut dhe Libisë është diçka tjetër. Të bësh këtë kundër Rusisë nënkupton diçka tjetër.

“Kjo nënkupton në thelb se ushtria amerikane do të rrëzonte avionët rusë,” paralajmëroi Shtëpia e Bardhë më 28 shkurt.

“Kjo është padyshim pëshkallëzim i situatës dhe potencialisht do të çonte në një konflikt ushtarak me Rusinë.

“Një zonë ndalim-fluturimi “do të përfshinte avionët Iuftarakë britanikë që do të rrëzonin avionët Iuftarakë rusë“, tha Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes së Britanisë, më 2 mars.

Ai tha se diçka e tillë do të nxiste një konflikt me NATO-n në dhe do të çonte në “një luftë kundër Rusisë, në të gjithë Europën”. Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se aleanca “nuk ka plane të dërgojë trupa Ukrainë, as nga toka dhe as nga ajri.”

Zonat e ndalim- fluturimit kanë gjithashtu kufizimet e tyre. Kur kjo masë u miratua në Bosnjë kishte për qëllim të ndalonte fluturimet me helikopterë. Dhe ndërsa zonat e ndalim-fluturimit mund të parandalojnë një pushtues që të përdorë avionë, ato nuk bëjnë asgjë për t’i ndaluar ata të përdorin forca të tjera – si autokolona rusë, e cila ndodhet 15 milje larg nga Kievi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit