-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Putini kërkon tërheqjen e NATO-s nga lindja e Evropës

Rekomandime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka propozuar nisjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, siç ka thënë, për zgjerimin ushtarak të NATO-s në lindje të Evropës

Putini ka thënë se me bisedimet e reja do të synohen marrëveshje që do t’ia parandalonin NATO-s zgjerimin në Lindje. Ai ka thënë se Moskës i duhet garanci ligjore për pretimet që NATO-ja i ka shkelur në të kaluarën.

- Advertisement -

Qëndrimet e Putinit janë bërë në kohën kur Perëndimi dhe Ukraina kanë shprehur shqetësim për aktivitetet ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën. Zyrtarët perëndimorë besojnë se aktivitetet janë sinjal i planeve se Moska dëshiron të pushtojë Ukrainën.

Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë tërhequr vërejtjen se çdo tentim për të destabilizuar Ukrainën do të ishte një gabim shumë i rëndë. Kremlini ka insistuar se nuk ka plane për pushtimin e Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit