5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

PZAP-i çon në rinumërim 1472 vendvotime dhe anulon votat e ardhura nga Serbia

Rekomandime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i ka njoftuar se pas ankesave të parashtruara nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet, të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, me datën 07.11.2019, ka marrë vendim që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

- Advertisement -

“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur që 23 të shpallen të pasafatshme dhe të palejuara, 25 t’i refuzojë si të pabazuara si dhe 1 ankesë është konstatuar e tërhequr

Rinumërimi parashihet të marrë minimum 2 javë kohë.Kjo, pasi KQZ’së për ti rinumëruar 500 vendvotime iu deshën 1 javë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit