8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Qe dy javë ke ardhë në Gjakovë”, përpIasje e ashpër në debat mes Kusari-Lilës me Gjinin

Rekomandime

Kandidatët për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila, janë përplasur ashpër gjatë një debati televiziv.

Mimoza Kusari-Lila në Prime Time të Kanal 10 e ka ka kritikuar Gjinin për shumë projekte instrastruktore në këtë komunë si ujësjellësi, menaxhimi i mbeturinave, shtrimi i asfaltit.

- Advertisement -

I menjëhershëm ka qenë reagimi Gjinit.

Disa fakte. E para u përmend viti 2016 kur komuna ka fituar grant të performancës. E vërteta është që në vitin 2016 komuna e Gjakovës ka qenë e diskualifikuar prej grantit për shkak se e ka shpenzuar vetëm 73 për qind të buxhetit, kurse shpenzueshmëria e buxhetit mbi 75 për qind është kushti bazik për kualifikim për grant”, tha Gjini.

“Kush na ka diskualifiku. Se në fushatë e ki zanat me folë të pavërteta”, tha Kusari.

- Advertisement -

Nuk e keni fituar në vitin 2016. Në 2016 dhe 2017 komuna e Gjakovës ka qenë e diskualifikuar për grant sepse nuk e ka shpenzuar 75 për qind të buxhetit. E dyta gjatë qeverisjes së zonjës Kusari-Lila janë paguar 2 mijë fidane dhe janë mbjellë 1800 fidane për katër vite. Deri në fillim të këtij vitit komuna e Gjakovës në qeverisjen time I ka mbjellë 12 mijë fidane. Tjetër deponinë unë e kam gjetur në atë mbështetje ka qenë e menaxhuar nga një mbështetës I qeverisjes tënde.”, tha ai.

Mundesh me dalë pak në Gjakovë se dy javë ke ardhur”, i tha Gjini.

- Advertisement -

Kusari e ka kërcënuar sërish me padi Ardian Gjinin.

Gjini paska vendos me shku me të njëjtën rrugë si ka shku edhe fushatën e kaluar edhe me u paditë p[ër të pavërteta siç është paditë dhe është kryetari i vetëm që ka padi për shpfje”, tha ajo.

Ajo e ka akuzuar Gjinin që e ka shkatërruar Gjakovën me ndërtime.

Komuna e Gjakovës në qeverisjen time ka qenë shembull për transaprencë. E kuptoj sikletin tënd. Po mundohesh me lidh me diçka që është e përfundume”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit