2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qeveria reagon nëpërmjet Avdullah Hotit për letrën e Pompeos

Rekomandime

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti. Hoti nuk i ka komentuar kërkesat e Pompeos për heqjen e taksës, ndërsa thotë se “letra është e qartë”.

Hoti ka shkruar se e mirëpresim rolin kyç të SHBA’së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

E mirëpresim rolin kyc të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti në Twitter.

Ai thotë se letra është e qartë dhe se qëllimi i Kosovës është arritja e njohjes reciproke.

Letra e sekretarit Pompeo është e qartë – dialogu është i fokusuar në njohjen reciproke, i cili është qëllimi ynë final. Normalizimi i raporteve është jetik për përparimin në rajonin tonë dhe integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Hotit.

- Advertisement -

Kurti e ka marrë dje letrën nga sekretari Pompeo, ndërsa Zyra e tij nuk i ka kthyer përgjigje mediasrreth kërkesave të sekretarit amerikan për heqje të menjëhershme të taskës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit