-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Qorrolli: Arsyeja juridike pse Albin Kurti mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet 2021

Rekomandime

Analisti i çështjeve politike, Vigan Qorrolli ka përmendur arsyet juridike se pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet 2021.

“Por këtë dilemë e ka të zgjidhur Kodi Penal i Kosovës dhe jurisprudenca kosovare.

- Advertisement -

Dënimin me kusht – Kodi Penal i periudhës kur është kryer vepra penale nga z. Kurti, e për të cilën ai është gjetur fajtor nga Gjykata kompetente – e liron atë nga pasoja juridike.

Neni 100, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës nr. 04/L-082 të vitit 2012 (të shpallur në Gazetën Zyrtare më 13.07.2012) thotë:

{…} “Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga dënimi.”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton IndeksOnline.

- Advertisement -

Shkrimi i tiij i plotë:

ARSYEJA JURIDIKE pse Albin Kurti MUND të kandidojë për deputet në zgjedhjet 2021!

- Advertisement -

I. Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj të 21 dhjetorit në rastin “Etem Arifi” e vendosi një standard të ri juridik të paraparë edhe me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke ua ndaluar personave të dënuar për vepër penale në tri (3) vitet e fundit – të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës.

II. Me të drejtë u ngritë dilema e pjesëmarrjes në zgjedhje të të dënuarëve me kusht në proceset gjyqësore të vitit 2018, në mesin e të cilëve edhe kryetari i LVV, Albin Kurti. U tha që ai nuk mund të kandidojë në zgjedhje meqë ka një dënim të plotëfuqishëm gjyqësor. Ani pse dënim me kusht dhe jo dënim efektiv me burg.

III. Por këtë dilemë e ka të zgjidhur Kodi Penal i Kosovës dhe jurisprudenca kosovare.

Dënimin me kusht – Kodi Penal i periudhës kur është kryer vepra penale nga z. Kurti, e për të cilën ai është gjetur fajtor nga Gjykata kompetente – e liron atë nga pasoja juridike.

Neni 100, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës nr. 04/L-082 të vitit 2012 (të shpallur në Gazetën Zyrtare më 13.07.2012) thotë:

{…} “Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga dënimi.”

IV. Sipas parimit kushtetues të legalitetit të mishëruar në nenin 33 (4) të Kushtetutës së Kosovës – “dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale”.

V. Prandaj vepra penale për të cilën është shpallur fajtor Albin Kurti e lejon atë të merr pjesë në zgjedhje dhe të certifikohet nga KQZ, nga ky institut juridik i paraparë me Kodin Penal të Kosovës, sepse vepra e kryer prej tij në vitin 2018 NUK KRIJON PASOJA JURIDIKE.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit