Qysh me u zhvillu kur kosovarëve nuk iu intereson ekonomia, por budallakia

0
363

Nga Viktor Buzhala

Është e thjeshtë: Po e shkrove një budallaki në rrjetet sociale dhe e paketove sic duhet merr mijëra like. Po dite ta bësh si fore të mirë, merr qindra komente e share.

Pastaj, sa më tepër budallakina bën, aq më i famshëm bëhesh. Hyn në qendër të vëmendjes, pastaj të thërrasin televizionet.

Kur ti kënaqësh njerëzit me budallakina, atëherë të thërret një parti politike. Bëhesh deputet pa asnjë telashe. Kjo, sepse po bën gjëra që iu pëlqejnë njerëzve në Kosovë, pra budallakina.

Në anën tjetër, po u more me probleme reale, pra ekonomike përfundon në fund të pusit. I merr 5 like, një koment a dy, ku me gjasë të quajnë budallë dhe një share, ku dikush dëshiron me bë hajgare me ty, pra me e bë naj budallaki, e cila sic u cek më lart, pëlqehet tepër.

Një shoqëri e tillë, në stad primitiv të zhvillimit nuk ka si ecë përpara. Në Nju Jork apo Tokyo njerëzit rrinë me digitrona në dorë duke pritë kur po lëvizin aksionet në tregjet e aksioneve që të blejnë ndonjë aksion të lirë, apo ta shesin në momentin që i hipën vlera.

Këtu, ende zhvillohet një ekonomi e tramit, pra mall me mall, pasi paraja ende është tepër e avancuar për ne si mjet këmbimi.

Kosovarët duhet në mënyrë rapide të fillojnë të mësojnë dhe të interesohen për ekonomi. Këto dy procese janë pashmangshëm rruga e vetme që duhet ta trasojmë nëse dëshirojmë të zhvillpohemi sadopak.

Nuk mund të ndërtosh një shtëpi po nuk dite ti vendosësh tullat njërën mbi tjetrën. Ose të ndëertosh me cerpiqë a me blloka betoni. Duhen mure për secilën shtëpi që të hedhë shtat e të qëndrojë në këmbët e veta.

Për këtë, nëse ne mjeshtrit nuk i qesim në qendër të vëmendjes, ti kemi më të rëndësishmit dhe pastaj të lypim llogari prej tyre, nuk mund të lëvizim vendit. Nëse vazhdojmë të merremi vec me budallakina, atëherë dihet nga kush duhet të kërkojmë llogari dhe nga kush të zhvillohemi.