7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shtëpia e Bardhë ishte paralajmëruar nga spiunët se kjo do të ndodhte në Afganistan që në korrik

Rekomandime

Ka lajme në SHBA se Shtëpia e Bardhë kishte raporte të inteligjencës që kishin parashikuar saktë këtë debakël në Afganistan që në muajin korrik. Gazeta The New York Times shkruan se analistët e agjencive të inteligjencës amerikane kishin tërhequr vërejtjen se ofensiva e Talibanëve do të ishte e shpejtë në kohën kur administrata Biden kishte deklaruar të kundërtën. Në anën tjetër ushtarakët amerikanë kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters po ashtu se Shtëpia e Bardhë, DEpartamenti i Shtetit dhe Këshilltarët për Siguri Kombëtare e kishin djallosur këtë çështje, duke e tensionuar situatën duke fajësuar njëri tjetrin pas insinuatave se kishte lëshime në komunitetin e inteligjencës dhe në ushtrinë amerikane.

Ka pasur raporte të inteligjencës amerikane që kanë parashikuar kolapsin e ushtrisë afgane që në muajin korrik dhe se Shtëpia e Bardhë ishte ‘prapa kthesës’ në menaxhimin e situatës që po përkeqësohej me shpejtësi në terren, edhe në kohën kur Presidenti Joe Biden po siguronte publikun amerikan se qeveria e Afganistanit do të mbahej pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara.

- Advertisement -

Në një raport të gazetës amerikane The New York Times të martën kundërshton deklarata publik të administratës Biden se blic ofensiva e Talibanëve ishte e papritur dhe se debakli rrodhi më shpejt seç ishte pritur.

“Vlerësimet e sekrete të agjencive të spiunazhit amerikan gjatë verës kanë shpalosur një situatë që përkeqësohej derisa perspektiva e pushtimit nga Talibanët po shtohej duke tërhequr vërejtjen për kolapsin e shpejtë të ushtrisë afgane, edhe në kohë kur Presidenti Biden dhe këshilltarët e tij thoshin publikisht se kishte pak gjasa se mund të ndodhte me aq shpejtësi” sipas ish zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm të qeverisë amerikane” raporton The New York Times.

Aty vazhdohet të ceket se në muajin korrik raportet po bëheshin konsiderueshëm më pesimistë, me mëdyshje ndaj kapaciteteve të forcave afgane për të rezistuar seriozisht dhe nëse qeveria në Kabul do të mbahej. Presidenti Biden kishte thënë m 8 korrik se qeveria afgane ka pak gjasë të bie dhe se nuk do të kishte evakuim kaotik e të ngjashëm me fundin e luftës në Vietnam.

- Advertisement -

Një raport posaçërisht, i dorëzuar në korrik, si duket kishte parashikuar edhe situatën në Kabul, “duke theksuar se qeveria afgane ishte e papërgatitur për sulmin e Talibanëve” dhe nëse disa zona tëcakuara bien në duart e Talibanëve, të tjerat do të bien si domino.

Një zyrtar i administratës Biden i ka thënë NYT se, megjithëse paralajmërimet po bëheshin më të frikshme” agjencitë e inteligjencës nuk kishin ofruar asnjëherë një parashikim të qartë për pushtimin eventual të Talibanëve” dhe ka shtuar se “komuniteti i inteligjencës nuk kishte një shkallë të lartë besimi në parashikimet pesimiste.

- Advertisement -

Të martën po ashtu raportoi agjencia e lajmeve Reuters që po ashtu kishte indikacione që administrata Biden ishte disa hapa prapa në vendimet e nivelit të lartë për Afganistanin dhe se Shtëpia e Bardhë “kishte gabuar rëndë në vlerësimin e situatës në terren, duke lënë të ngujuar personelin e ambasadës amerikane”.

Reters ka raportuar se zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti i kanë thënë se javë përpara se qeveria afgane të binte, ushtria amerikane kërkonte rol më të madh në evakuimin e afganëve në rrezik pasi kishin punuar për Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët besojnë se një tërheqje më e rregullt do të ishte më e mundur por “administrata u vonua shumë” në ndihmën ndaj aleatëve afganë për të evakuuar para se situata të bëhej më e zymtë.

“Ne kemi mundur të bëjmë shumë më shumë që të ndihmojnë. Administrata u vonua shumë” një zyrtar i lartë ushtarak i ka thënë Reuters.

Një person me njohuri me situatën tha se administrata Biden ishte disa hapa prapa derisa situata po përkeqësohej në Afganistan. “Çdo vendim vinte me vonesë dhe në reaksion të ngjarjeve që i bënte vendimet paraprake të tejkaluara” i ka thënë ky burim Reuters.

Situata ishte posaçërisht problematike në Departamentin e Shtetit dhe në mesin e Këshilltarëve për Siguri Kombëtare në Admisnitratën Biden. Diplomatë po aterronin në Kabul ende, ndërsa Talibanët po afroheshin, derisa të dielën punëtorët e ambasadës ende pranonin e-mail thuhet derisa dëgjoheshin krismat e armëve aty afër.

Biden pranoi përgjegjësinë të hënë disi në fjalimin e të hënës që e bëri me pahir si duket pas presionit të jashtëzakonshëm, ku fillimisht ishte cekur të dielën se do të fliste pas dy ose tre ditësh në një reagim të pamatur të Shtëpisë së Bardhë. Nuk ndihmoi aspak që Biden ishte në pushim derisa Talibanët po pushtonin me shpejtësi Afganistanin, derisa ai po pushonte në Camp David. Madje edhe zëdhënësja e tij Jen Psaki kishte shkuar në pushim ca ditë.

Nuk ndihmoi aspak në fjalimin e Biden po ashtu tendenca për t’ia lënë fajin të tjerëve për katrahurën si e presidentit dhe stafit të tij, që nuk i ndezi fare pasi siç po shihet edhe ushtria amerikane dhe agjencitë e inteligjencës janë të zemëruar dhe kanë rrjedhur të dhënat dhe ka nisur loja e lënies së fajit. Shtëpia e Bardhë dhe Departament i Shtetit qartë po shihet që po humb këtë garë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit