Xhevdet Pozhari është analist i njohur për komente të shumta rreth temave të ndryshme. Së fundmi, ai është parë duke i komentuar vetes në faqen e tij në Facebook.
Në fotografinë e postuar nga shumë qytetarë, Pozhari dyshohet se e ka komplimentuar veten në një status.
Siç shihet në foton e mëposhtme, ai ka pasur fjalë miradie për veten.
“Ki drejt z. Pozhari ju lumtë për angazhimin e drejt në rrugën e drejt!” – dyshohet të jetë komenti që ia dha vetes z. Pozhari.
E shumë komentues, janë tallur me Pozharin duke i komentuar të njëjtat fjalë në statuset e tij.
Kujtojmë që së fundmi, Pozhari është angahzuar si ekspert i jashtëm në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga ana e Arben Vitisë së VV-së.