Dihet botërisht që Ramiz Lladrovci i takon Partisë Demokratike të Kosovës, kundërshtares më të madhe të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, mirëpo kjo gjë nuk i ka penguar që ta mbajë flamurin e tij.
Një fotografi e publikuar së fundmi, tregon kryetarin e Drenasit teksa fotografohet me flamurin dardan, shkruan Reporteri.net.
Ai ka dalë së bashku me një përkrahës që, sipas fotografisë, është i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndryshe, Ramiz Lladrovci në kohën kur Ibrahim Rugova ishte gjallë i takonte partisë së Ramush Haradinajt.