Ramush Haradinaj e pranon humbjen, ja çfarë thotë

Kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari që ka dalë në konferencë për media duke e pranuar humbjen në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Haradinaj ka përmendur vetëm rritjen e partisë së tij, duke e pranuar në mënyrë jodirekte humbjen, ndonëse para zgjedhjeve deklarohej si fitues.

E ka një rritje Aleanca, por me dhënë rezultat të saktë është vështirë”, ka thënë Haradinaj.

Zyrtarë të partisë së tij dhe të partnerit tjetër të koalicionit, PSD-së, përpara zgjedhjeve shpreheshin të bindur se koalicioni i tyre do t’i fitonte këto zgjedhje.