1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Raportuesja e PE-së për Kosovën i reagon Thaçit

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi, dje gjatë ditës reagoi se nuk e ka vullnetin që si President i vendit të marrë pjesë në dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë deklaratë të presidentit Thaçi ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

- Advertisement -

Von Cramon në një postim në Twitter shkroi se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.

Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale.

Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit.

- Advertisement -

Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit