12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rashica shkëlqen Bremenit, Frankfurti trondit Bayernin, Dortmundi fiton

Rekomandime

Xhiroja e dhjetë e sezonit 2019/20 të Bundesligës solli rezultate interesante, pasi që Eintracht Frankfurti e mposhti me rezultat të thellë Bayernin, sulmuesi kosovar Milot Rashica shkëlqeu në barazimin e skuadrës së tij, ndërsa Dortmundi siguroi fitore kundër Wolfsburgut.

- Advertisement -

Werder Bremen 2:2 Freiburg

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ishte i jashtëzakonshëm në barazimin e skuadrës së tij me rezultat 2:2 kundër Freiburgut, duke arritur ta shënojë njërën gol në minutën e nëntë, ndërsa e asistoi golin e Theodor Gebre Selassie, të shënuar në minutën e 59-të.

Golin e parë vetëm për mysafirët e shënoi Nils Petersen në minutën e 28-të të ndeshjes dhe pastaj ai shënoi sërish pak para fundit të ndeshjes

- Advertisement -

Me këtë barazim, Bremeni radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës, me 11 pikë të fituara nga dhjetë ndeshjet e para. Ndërsa, Freiburgu është në pozitën e pestë, me 18 pikë të grumbulluara.

Eintracht Frankfurt 5:1 Bayern Munich

- Advertisement -

Eintracht Frankfurti arriti ta mposhtë me rezultat bindës Bayernin e Niko Kovacit, që luajti nga minuta e nëntë e ndeshjes me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që Jerome Boateng u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të qëllimshme ndaj sulmuesit të Frankfurtit, që ishte drejt golit.

Pasi mbeti me një lojtar më pak në fushë, Bayerni e pati të vështirë t’i rezistojë Eintrachtit, për të cilin shënuar Filip Kostiv (25’), Dijbril Soë (33’), David Abraham (49’), Martin Hinteregger (61’) dhe Goncalo Pacienca (84’). Golin e vetëm për Bayernin e shënoi Robert Leëandoëski në minutën e 37-të, duke arritur kështu golin e 13-të në dhjetë ndeshjet e Bundesligës deri më tani dhe të 20-tin në të gjitha garat.

Pas disfatës së sotshme, Bayerni radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Bundesligës, me 18 pikë të fituara. Ndërsa, Eintrachti regjistron një pikë më pak, 17, nga dhjetë xhirot e deritanishme.

Dortmund 3:0 Wolsburg

Dortmundi shënoi fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Wolfsburgut, përmes golave të shënuar nga Thorgan Hazard (52’) dhe Raphael Guerreiro (58’) dhe Mario Gotze.

Fitorja bën që Dortmundi të ngrihet në pozitën e dytë në tabelën e Bbundesligës, me 19 pikë – tri më pak sesa lideri, Borussia Monchengladbach. Ndërsa Wolfsburgu është në pozitën e shatë, me 17 pikë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit