4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rashica vjen me një postim emocional vetëm pak minuta para ndeshjes me Anglinë

Rekomandime

Numri 7 i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili përsëri do të mungojë në ndeshje, ka dhënë një mesazh unik në prag të ndeshjes së madhe me Anglinë.

- Advertisement -

Rashica ka shkruar në Instagram se ëndrra mund të bëhet realitet kur grupi është bashkë, duke aluduar në shokët e skuadrës.

“Ëndrra që ëndërron i vetëm, është vetëm ëndërr. Ëndrra që ëndërrojmë së bashku, është realitet. Forca Kosova”, ka shkruar Rashica.

Në ora 20:45, Kosova zhvillon ndeshjen si mysafir i Anglisë, që është e para në grup.

- Advertisement -

Milot Rashica, i cili është i lënduar, nuk është i vetmi që mungon. Edhe Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala, nuk do të paraqiten në këtë ndeshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit