1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Reagojnë Vëllezërit Demaj: Ndjehemi të ofenduar nga Kadri Veseli

Rekomandime

Katër vëllezërit Demaj, të dënuar në rastin Drenica 2 për krime të luftës, i kanë dërguar një letër, kreut të PDK-së, Kadri Veselit, ku shkruajnë se po mbahen padrejtësisht në burg, e që janë fyer nga Veseli, ani pse e kanë përkrahur gjithmonë.

Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj, në letrën që kanë përcjellë për Veselin, shprehen të indinjuar e të revoltuar, duke thënë se po mbahen padrejtësisht në burg.

- Advertisement -

“Ne vëllezërit Demaj të indinjuar thellë me rastin e përjashtimit nga urimi të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, jemi të revoltuar ku ne si luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbahemi padrejtësisht për luftën tonë çlirimtare”, shkruhet në letër.

Tutje, thuhet se janë përmendur shumë luftëtarë që ende po mbahen nëpër burgje, e që janë harruar vetëm ata. Sipas tyre, respekti po ju kthehet në formën më të ulët.

“U përmendën, shumë luftëtar që mbahen padrejtësisht në burgje, e u përjashtuam vetëm ne, duke mos e pritur këtë fyerje nga ai që e përkrahëm gjithmonë.

- Advertisement -

Tash e 20-të vite pas luftës kontributi ynë kthehet në këtë mënyrë, në formën më të ulët”, shkruhet në letër e dërguar për kreun e PDK-së.

Katër vëllezërit Demaj kanë thënë se shpresojnë që të merr fund kjo poshtërsi, e shtojnë se në pozita të larta shtetërore në Kosovë kishte njerëz pa meritor që mbanin pozita kyçe. Për të njëjtit shtojnë se kanë keqpërdorur çfarë kishin pasur nëpër duar.

- Advertisement -

“Ne shpresojmë që është koha ideale të merr fund kjo poshtërsi e njerëzit pa meritor që mbanin pozita kyçe në institucionet e vendit, të cilët nëpërmjet atyre pozitave keqpërdorën çfarë patën në duar. Duke bërë vendin tonë vatër të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shpresojmë tek njerëzit e rinj që fituan dhe që do ta marrin pushtetin, t’i dhënë fund poshtërsive, e ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, pjesë e së cilit jeni ju, klasa politike”, përfundon letra.

Ky reagim i vëllezërve Demaj, vjen një ditë pasi që kreu i PDK-së Kadri Veseli i ka dërguar për fund vit një letër prindërve të vëllezërve Demaku. Veseli shkruante në letër se ata po mbahen padrejtësisht në burg, e se po bëhet padrejtësi ne emër të drejtësisë.

Edhe ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dhe ish-deputeti Fadil Demaku janë të dënuar në rastin Drenica 2.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit