1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon Latifi, përmend tenderët e dhënë nga qeveritë e Kosovës për kompanitë e Radojçiqëve e Veselinoviçëve

Rekomandime

Blerim Latifi ka reaguar për sanksionet ndaj serbëve në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka cituar deklaratën e hebreut Leo Freundlich, që dëshmoi masakrat e kryera mbi shqiptarët nga serbët, i cili kishte thënë se “Shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtët saqë xhelatët e tyre të djeshëm i thërrasin miq, pas një kohe të shkurtër”.

- Advertisement -

Latifi ka shtuar se këtë mendim e vërtetojnë marrja e bashkëpunimit kriminaI me strukturat paralele në veri, tenderët e qeverive për kompanitë mafioze të Radojçiqëve e Veselinoviçëve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Leo Freundlich, hebreu që dëshmoi msakrat e kryera mbi shqiptarët nga ushtria serbe gjatë pushtimit të Kosovës në vjeshtën e vitit 1912, thuhet se ka shkruar këtë fjali: “Shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtët saqë xhelatët e tyre të djeshëm i thërrasin miq, pas një kohe të shkurtër”.

- Advertisement -

Gjithë kjo marrja e bashkëpunimit kriminaI me strukturat paralele në veri, gjithë këta tenderë të dhënë nga qeveritë e Kosovës për kompanitë mafioze të Radojçiqëve e Veselinoviçëve, a nuk e vërteton krejtësisht mendimin e këtij miku të madh të shqiptarëve, të dhënë në një kohë kur kishim fare pak miq. Gjykojeni vetë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit