Po shqyrtohet mundësia që edhe spitalet rajonale të trajtojnë pacientë me koronavirus.
Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se pas shtimit të rasteve me koronavirus gjendja po vështirësohet edhe në Klinikën Infektive.
“Për momentin në Klinikën Infektive kemi 62 pacientë që janë të prekur nga koronavirusi. Prej tyre 23 janë me oksigjeno terapi dhe tre të tjerë”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Krasniqi thotë se është shqetësuese rritja e shpejtë e të infektuarve në një periudhë kaq të shkurtë kohore dhe sipas gjendja në klinikë është sikurse në ditët e para kritike kur ishin të hospitalizuar rreth 64 pacientë.
Infektologu thotë se po shqyrtohet mundësia që të prekurit me koronavirus të trajtohen në spitalet regjionale dhe sipas tij në Klinikën infektive të trajtohen vetëm rastet më të rënda.
“Është e vështirë të menaxhohen një numër kaq i madh i rasteve prandaj do të kërkojmë mirëkuptim nga kolegët e spitaleve regjionale”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi.