-2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rrëfimi i imamit nga Podujeva që për 43 vjet lau 400 xhenaze

Rekomandime

Musa Latifi ka qenë, për 43 vjet, imam i xhamisë “Sabit Rrahimi” në Dobratin të Podujevës.

Në të 20-at e tij, ai kishte përfunduar Medresenë në Kosovë dhe kjo ka bërë që, në atë kohë, Latifi ta marrë titullin e Imamit si 23 vjeçar.

Puna si Imami përgjatë 43 vjetëve i ka pasur edhe specifikat e veta. Ai përgjatë kësaj kohe është përballur me situata të ndryshme.

- Advertisement -

Hoxha, apo imami, është figurë e respektuar tek komuniteti i tij, dhe kujdeset për organizimin e jetës fetare për besimtarët myslimanë.

Ai merr pjesë në organizime të ndryshme familjare, duke u kujdesur që të kryhen ritualet fetare në përputhje me traditën islame.

E obligim i fesë islame është edhe larja kufomave. Është ritual, sipas të cilit “i vdekuri duhet të shkojë në botën tjetër i pastër, ashtu siç ka ardhur në këtë jetë”.

- Advertisement -

Kjo realisht ka qenë sfida më e madhe gjatë punës së tij si hoxhë.

Tani që është në pension, Mulla Musa Latifi, tregon se sa kufoma ka larë gjatë 43 vjetëve si imam i fshatit.

- Advertisement -

Pastrimi i kufomës kushton 50 euro. Më parë këtë pagesë e ka kryer i zoti i shtëpisë, por tash kjo ka ndryshuar. Shpenzimet e varrimit i mbulon komuna.

Personi i cili merr përsipër larjen e xhenazes e ka për detyrë t’i zbatojë rregullat e larjes, qefinosjes, etj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit