Janë të thirrur për të vendosur rend dhe rregull në komunikacion. Por rregullat nganjëherë po thyhen edhe nga vetë ata që janë të obliguar t’i zbatojnë.
Bëhet fjalë për Policinë e Kosovës.
- Advertisement -
Këta të fundit sot kanë bërë shkelje në komunikacion. Në vijë të plotë, Policia e Kosovës me veturë zyrtare kryejnë tejkalim në magjistralen Pejë-Istog, duke rrezikuar kështu sigurinë në komunikacion.
E gjithë ngjarja është kapur nga ana e një qytetari.