3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Sa e ke rrogën?”, hiqni njëherë e mirë dorë nga këto pyetje alla shqiptarçe

Rekomandime

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të mos thoni gjërat e gabuara.

E urrej kompaninë ose shefin tim

- Advertisement -

Asgjë nuk lë përshtypje më të keqe sesa negativiteti. Pavarësisht nëse është e vërtetë apo keni të drejtë për diçka, është më mirë të lini pa thënë disa gjëra në botën e biznesit. Ose të paktën përmbahuni që të mos i diskutoni që në takimin e parë me dikë. Nëse keni një ankesë të drejtë ndaj dikujt, diskutojeni me personin në fjalë dhe jo me të tjerë.

Sa e ke rrogën?

Sasia e parave që një person fiton është krejtësisht personale. Është e pasjellshme t’i kërkosh dikujt të të tregojë se sa para merr në muaj. Nëse jeni vërtet kureshtar apo është shumë e rëndësishme për juve bëni disa kërkime në internet për profesione të caktuara.

- Advertisement -

Më falni që ju shqetësova

Përse po e thoni këtë gjë? Mund të duket si një normë sjelljeje, por kjo ju tregon të dobët në sytë e të tjerëve pasi ju nuk keni bërë ende asgjë që ta shqetësojë tjetrin. Në vend të kësaj fraze drejtojuni tjetrit me fjalët “Më falni. Keni një minutë kohë?”. Funksionon më mirë.

- Advertisement -

A beson në Zot?

Është më mirë ta shmangni këtë çështje, por ndonjëherë ndodh. Nuk ka rëndësi nëse besoni apo jo, kur takoheni për herë të parë me një person tjetër mbajeni diskutimin sa më objektiv

Orientimi seksual

Kurrsesi në takimin e parë nuk duhet të flisni për seksualitetin tuaj me të tjerët. Ky orientim është një temë diskutimi që i vë të tjerët në siklet dhe mund të shkojë deri në ngacmim seksual.

A e more vesh?

Shpërndarja e thashethemeve është diçka e keqe në përgjithësi dhe diçka fatale në takimin e parë me një të porsanjohur. Ju nuk do të donit t’ju etiketojnë si personi thashethemexhi i grupit. Ruani profesionalizmin./revistawho

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit