2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Serbia me film për Reçakun, reagon ish-komandanti i UÇK-së

Rekomandime

Deputeti i PDK-së dhe njëri nga komandantët e betejës së Koshares, Hisen Berisha, ka bërë një reagim në lidhje me dokumentarin që do të realizojë Serbia për tragjedinë e Reçakut.

Ai ka thënë se kjo gjë po merr përmasa të rrezikshme për paqen dhe pajtimin në rajon.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

STOP REVIZIONIT TË HISTORISË

Angazhimi shtetëror nga ana e Republikës së Serbisë për realizimin e një dokumentari mbi tragjedinë e Reçakut, ku ata pohojnë që masakra e Reçakut qenka falsifikim i historisë, tregon që revizionizmi i historisë nga ana e shtetit serb, krahas mohimit të gjenocidit në Srebrenicë, po merr përmasa të rrezikshme për paqen dhe pajtimin në rajon. Si ish epror i UÇK-së, dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, në vigjilje të samitit të radhës të “Open Balkan” në Tiranë, e ftoj shtetin shqiptar që të dënojë këto sjellje të rrezikshme revizioniste. Revizionizmi i historisë e pengon pajtimin, e pengon dialogun, e pengon bashkëpunimin rajonal si dhe i hap rrugë një konflikti të ri.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit