-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Serbia s’ka shumë rrugë për manovrime, ose të njoh Kosovën ose do izolohet nga SHBA”

Rekomandime

Pasi u bë publike letra e dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Ai mes tjerash në këtë letër, ia ka bërë të qartë Vuçiqit se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, ka thuhet në letrën e Biden-it.

Analisti politik, Faton Mehmeti në një pronocim ka thënë se, Serbia ka qenë disi e përkëdhelur nga administrata Trump, ndërsa me ardhjen në pushtet të administratës Biden gjërat ndryshojnë.

- Advertisement -

“Me ardhjen e Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë ndryshon edhe qasja e SHBA ndaj Serbisë. Kjo e fundit ka qenë disi e përkëdhelur nga administrata Trump, ndërsa me administratën Biden gjërat ndryshojnë”, ka thënë ai.

Sipas tij, me këtë letër SHBA ka vënë në siklet Serbinë dhe Aleksnadër Vuçiq, ose të jap dorëheqje ose të pranoj kushtet e amerikane për njohje të Kosovës.

- Advertisement -

“Në këtë letër tregohet qartë serioziteti i SHBA ndaj Serbisë, e cila s’ka shumë rrugë për manovrime; ose të njoh Kosovën ose do izolohet nga SHBA. Vuçiqi ndjehet në siklet të madh, o të jap dorëheqje o të pranoj kushtet amerikane për njohje të Kosovës. Ka shumë gjasë që Vuçiqi të jep dorëheqje, nga presioni amerikan”, përfundon Mehmeti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit