1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbit në Vushtrri i sekuestrohen dhjetëra armë dhe fishekë

Rekomandime

Policia e Kosovës në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë ka konfiskuar municion të jashtëzakonshëm ushtarak te një plak serb 73 vjeçar.

Një raketahedhës, tetë raketahedhës tromblona, dy granata dore, 1100 fishekë, 9 karikatorë pushke kallasnikovi, dy kallashnikovë etj, janë në mesin e armëve të konfiskuara.

- Advertisement -

Raporti i plotë i Policisë:

Policia në Vushtrri sekuestron armë dhe municion

Vushtrri, 05 nëntor 2021

- Advertisement -

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, sot më datë 5 nëntor 2021, kanë  realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri.

Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, me ç’ rast në shtëpinë e të dyshuarit M. M., 73 vjeçar,  mashkull  K/Serb,  janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion :

- Advertisement -

o Dy  (2) pushkë automatike AK-47

o Tetë (9)karikator të pushkës AK47

o Dy (2) pushkë të gjata  M48

o Një (1)armë të shkurtë Pistoletë

o Tetë ( raketahedhës ( Tromblona)

o Një (1) raketahedhës (Zollë)

o Dy (2) granata dore

o Një mijë e njëqind (1100) fishke të kalibrave të ndryshëm

o Pjesë të ndryshme të armëve dhe të uniformes ushtarake (pa emblema)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit