14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

“Shah” në Elbasan, publikohen foto e takimit Rama, Vuçiç e Zaev

Rekomandime

Një tavolinë shahu i ndan në mes. Rama dhe Vuçiç të ulur përballë njëri tjetrit, ndërsa Zoran Zaev ndodhet mes tyre. Kjo është ajo çka shihet në pamje të jashtme nga takimi mes tre liderve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në kuadër të takimit të Ballkanit të Hapur.

Në fotot e siguruara nga ABC, shihet se tre liderët shihen të buzëqeshur. Më parë ishte Vuçiç ai i cili postoi një foto të takimit në Elbasan, ku u shpreh se “Open Balkan” është një iniciativë e jashtëzakonshme dhe se të tre diskutuan për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve.

- Advertisement -

“Ne e konsiderojmë ‘OpenBalkan’ një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila i dedikohet të gjithë njerëzve në çdo qytet dhe fshat. Ne diskutuam për çështje të rëndësishme, sesi do të vazhdojmë të përparojmë dhe bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.”, shkruan Vuçiç në rrjetin e tij social Instagram.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit