6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHBA sanksionuan nëntë ndërmarrje kineze për shkelje të të drejtave të myslimanëve

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara sanksionuan nëntë kompani kineze sot për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër pakicës myslimane në rajonin Xinjiang, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.

Një institut shkencor i Ministrisë së Sigurisë Kineze dhe tetë kompani u futën në listën Uashingtonit, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Teksti vazhdon tutje, se Shtetet e Bashkuara tashmë kishin përfshirë edhe 28 kompani dhe organizata tregtare kineze në atë listë në tetor, duke i akuzuar ato se ishin të përfshirë në këto shkelje ndaj këtyre pakicave myslimane.

Këto nëntë subjekte janë bashkëpunëtorë në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet e kryera gjatë fushatës së shtypjes, arrestimeve masive arbitrare, punës së detyruar dhe mbikëqyrjes së teknologjisë së lartë kundër pakicës myslimane në rajonin autonom Xinjiang, Ujgure”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën se ka dërguar më shumë se një milion anëtarë të kësaj pakice myslimane në “kampe përqendrimi” në atë rajon veriperëndimor të vendit. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit