4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA-së dhe BE-së u kërkohet izolimi i politikanëve kosovarë, kjo është arsyeja!

Rekomandime

“Është edhe habi se si BE i lejon lirshëm që të lëvizin nëpër Evropë dhe SHBA politikanët shqiptar, pra pikërisht atyre të cilëve nuk u duhet lejuar e që ata duhet të futen në listën e zezë dhe jo qytetarët e Kosovës. Nuk janë qytetarët e Kosovës as shkaktarët dhe as autorët e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, nuk janë qytetarët e Kosovës dhe nuk është aspak faji i tyre pse politika është e kriminalizuar dhe e korruptuar, e po kështu nuk janë qytetarët e Kosovës ata dhe as faji i tyre për sistemin e drejtësisë të kapur nga politika dhe korrupsioni, por janë elita politike dhe drejtësia aktorët dhe faktorët të cilët e kanë kapur e privatizuar drejtësinë, pushtetin, shtetin dhe ekonominë”, thotë eksperti i së drejtës, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Eksperti i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti, duke parë zhgënjimin e qytetarëve dhe shpresat e humbura për shkak të mashtrimit të vazhdueshëm nga akterët e politikës, me premtime të mëdha dhe duke caktuar edhe data për liberalizimin e vizave, fajëson pikërisht këtë kastë politike në pushtet, sikurse edhe mandatet e kaluara, se si e lanë Kosovën pa liberalizim vizash, dhe vendin më të izoluar në Evropë edhe në vitin 2019, për të vazhduar në vitin 2020, pikërisht për shkak të dështimit në realizimin e kushtit “piramidë” të kritereve për vizat, që është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Skender Kapiti

“Dështimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, pra mos lejimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, është rezultat i dështimit të politikave, politikës dhe të keq qeverisjes në Kosovë, prej së cilës padrejtësisht e kanë pësuar qytetarët e pafajshëm të Kosovës”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo Kapiti thotë se BE do të duhej ndëshkuar edhe politikanët e pa përgjegjshëm, ata që i kanë lidhur duart drejtësisë dhe nuk lejojnë të luftohen kokat kryesore të krimit në Kosovë.

- Advertisement -

“Është edhe habi se si BE i lejon lirshëm që të lëvizin nëpër Evropë dhe SHBA politikanët shqiptar, pra pikërisht atyre të cilëve nuk u duhet lejuar e që ata duhet të futen në listën e zezë dhe jo qytetarët e Kosovës. Nuk janë qytetarët e Kosovës as shkaktarët dhe as autorët e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, nuk janë qytetarët e Kosovës dhe nuk është aspak faji i tyre pse politika është e kriminalizuar dhe e korruptuar, e po kështu nuk janë qytetarët e Kosovës ata dhe as faji i tyre për sistemin e drejtësisë të kapur nga politika dhe korrupsioni, por janë elita politike dhe drejtësia aktorët dhe faktorët të cilët e kanë kapur e privatizuar drejtësinë, pushtetin, shtetin dhe ekonominë”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, përveç izolimit të politikanëve të korruptuar të Kosovës, që po sillen mbi ligjin, SHBA-të dhe BE-ja, duhet imponuar pa kushte edhe bërjen dhe zbatimin pa kushte të Vettingut në Kosovë, në mënyrë që sundimi i ligjit ta merr dhe fiton kuptimin e vetë real dhe për zbatim praktik.

- Advertisement -

“ E kanë shumë më të lehtë tani SHBA-ja dhe BE-ja që të ndërhyjnë dhe ta detyrojnë politikën shqiptare për miratimin e VETTING-ut në Kosovë, në mënyrë që t’i hapet rruga sundimit te ligjit dhe shtet ndërtimit modern se sa atëherë kur ndërhyn ushtarakisht për çlirimin e Kosovës. Populli shqiptar në Kosovë tashmë beson dhe shpreson te faktori demokratik ndërkombëtar, sidomos te SHBA-të se ato do ta detyrojnë politikën në Kosovë të miratoj VETTING-un, në mënyrë që t’i hapet rruga sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit, detyrat kryesore këto për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, theksoi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, një fije shprese për ndryshime pozitive mbetet nëse materializohet në ndërtimin e institucioneve ndryshimi politik që ndodhi në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërtimin e qeverisë së re dhe krijimin e shumicës parlamentare që do të jetë e angazhuar në funksion të reformave të thella.

“Shpresojmë që parlamenti i ri dhe qeverisja e re do t’i përkushtohen pikërisht dhe pikë së pari reformimit të sistemit të drejtësisë, VETTING-ut dhe dekriminalizimit të politikes dhe gjyqësorit të cilat janë sfidat kryesore që e presin qeverinë e re në vitin 2020”, përfundon Kapiti për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit