7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shefi i UNMIK’ut ka një kërkesë për institucionet e Kosovës

Rekomandime

Duke i konsiderurar masat e marra për të luftuar COVID-19 dhe situatën emergjente të shëndetit publik, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK’ut, Zahir Tanin, u ka bërë thirrje thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës dhe palëve të involvuara, të mbështesin të drejtat e njeriut në luftën kundër COVID-19.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se palët duhet të bëjnë kujdes me privatësinë e pacientëve.

- Advertisement -

“PSSP Tanin nënvizon rëndësinë e adresimit të sfidave lidhur me të drejtat e njeriut, që dalin nga kriza e shëndetësore në vazhdimësi dhe masat për t’i mbrojtur ato”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se ai inkurajon të gjitha institucionet dhe palët e involvuara të jenë vigjilentë ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit të mundshëm, në lidhje me luftimin e COVID-19 dhe bën thirrje për një adresim gjithëpërfshirës, duke siguruar që askush të mos mbetet mbrapa.

“Tanin përsërit gjithashtu thirrjen e fundit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të respektuar të drejtat e pacientëve për privatësi dhe përmbajtjen nga zbulimi i të dhënave personale, duke përfshirë edhe mediat”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

“I bindur se Kosova do t’i tejkalojë sfidat që janë përpara, UNMIK-u u qëndron krah të gjitha institucioneve dhe akterëve përkatës në luftën kundër COVID-19, ndërsa vazhdon të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë në Kosovë”, tha Tanin.

Kujtojmë se në Kosovë deri tani ka 140 persona të prekur nga koronavirusi, 24 prej tyre janë shëruar dhe një ka ndërruar jetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit