Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur rreth rregullave të agjerimit dhe gjërat që janë të ndaluara gjatë këtij muaji.
- Advertisement -
Krasniqi tha se agjërimi është obligim nga agimi deri në perëdim të diellit. Gjatë kësaj peridhue thekson se agjëruesit i ndalohet ushqimi, pija dhe kontakti intim.
Për këtë të fundit ai tha se lejohet nga perëndimi i diellit e deri në mëngjes.
“Me agjëru prej agimit të dytë, kur fillon sabahu deri në perëndim të diellit nga tri elemente kryesore, ushqimi, pijet dhe kontakti intim. E ka rregullu zoti, prej perendimit deri në mëngjes e kanë të lejuar me hanger me pi dhe me bë çka të dojnë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.