2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shell Kosova ruante mbi 3 milionë litra derivate rezervë, por e shiste për qytetarët me çmim mashtrues

Rekomandime

Pavarësisht se kishte mbi 3 milionë litra derivate rezervë, të cilat i kishte blerë më çmimin normal kompania e derivateve Shell/Al Petrol qytetarëve të Kosovës ua shiti me çmim mashtrues. Ani pse e kishte blerë 1.06 euro, ajo një litër naftë në ditët e para të muajit mars e shiti deri në 1.80 euro.

- Advertisement -

Ditët e para të muajit mars, në kohën e pikut të luftimeve në Ukrainë, kompanitë e derivateve në Kosovë kanë ngritur çmimet.

Pikërisht në kohën e krizës, ndonëse kishin rezerva kompanitë e deriaveteve, rritnin çmimet 10 deri në 20 centë brenda ditës. Kjo zgjati disa ditë më radhë, deri çmimi arriti deri në 1 euro e 80 cent.

Duke parë këtë ngritje të menjëhershme dhe shumë të shpejtë, kryeministri Albin Kurti mori vendim duke ulur marzhën e fitimit të tyre.

- Advertisement -

Me datën 4 mars 2022, një ditë pas vendimit të Kurtit, Administrata Tatimore ka kërkuar nga kompanitë e derivateve që të dorëzojnë në këtë institucion dokumentacionin e stokut momental.

Kjo kërkesë është bërë me qëllimin që të implementohej vendimi i Kurtit për të mos lejuar korporatata e naftës që të kenë më shumë se 6 përqind fitim në shitjet me pakicë.

- Advertisement -

Ndërsa në shitjet me shumicë vendimi parashihte marzhë prej vetëm 4 përqind.

Kompania Shell Kosova/Al Petrol ka raportuar në Administratën Tatimore të Kosovës se ka mbi 3 milionë e 400 litra në stok.

Sipas dokumentacionit që e ka siguruar Gazeta Insajderi, ky stok është krijuar gjatë muajt shkurt derisa çmimi i importit të derivateve të naftës ka qenë 1 euro deri 1, 06 cent.

Mirëpo nga data 1 mars deri me 10 mars, siç dëshmojnë të dhënat publike, kompania Shell ka shitur një litër naftë me çmim deri ne 1 euro e 80 cent.

Institucionet nuk përgjigjen për mashtrimet me çmime të kompanisë SHELL
Gazeta Insajderi, pasi ka siguruar dokumentacionin përmes së cilave zbulohet se kompanitë e derivateve të naftës kanë pasur mjaftueshëm rezerva në stok por pavarësisht kësaj kishin rritur çmimin e derivateve deri në 1 euro e 80 centë, ka kërkuar të dijë nga insitucionet shtetore se a kanë dalur në inspektim.

Këto të dhëna i posedon Administrata Tatimore e Kosovës. Ky institucion nuk ka treguar nëse për të njëjtat e ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit. Gazeta ka kërkuar të dijë nëse Prokuroria dhe Ministria e Tregtisë kanë nisur hetime rreth kësaj çështje.

Por, asnjëra nga Institucionet shtetërore nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës. Nuk kanë treguar nëse kanë qenë në dijeni të sasisë së rezervave që kanë pasur kompanitë e derivateve.

Ato nuk kanë treguar as nëse kanë nisur hetime ndaj kompanive që rritën çmimet në kurriz të varfërimit të qytetarëve duke u shkaktuar panikë te ta pikërisht në kohën e shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Gazeta lidhur me këtë çështje ka dërguar pyetje edhe tek kompania Shell/AlPetrol, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.

Kompania Al Petrol që është përfaqësuese e brendit Shell udhëhiqet nga biznesmeni Arbër Kryeziu. Ai ka qenë i përfshirë në rastin e famshëm të inspektorëve të Prishtinës.

Inspektorët e ndërtimit të kësaj komune janë dënuar me burgim për favoret të kundërligjshme që ia kishin bërë një grupi biznesmenësh kosovarë, përfshirë Arbër Kryeziun e Al Petrol.

PIKAT E KARBURANTEVE ‘SHELL KOSOVA’, NUK SHESIN DERIVATE TË GJIGANTIT HOLANDEZ ‘SHELL’

Keqpërdorimi i brendit Shell – Pikat e Shell Kosova, nuk shesin derivate të gjigantit holandez
“Karburantet që shiten në pikat e ‘SHELL Kosova’ nuk janë karburante të nxjerrja nga pusetat dhe rafineritë e gjigantit holandez, ‘SHELL’.

Nafta dhe benzina që shitet në pikat e ‘SHELL’ në Kosovë importohen nga rafineri të ndryshme, e jo nga ato markës së njohur botërore,”, thuhet ne hulumtimin e publikuar nga Gazeta Online Reporteri.net në mars të vitit 2020.

Nga të dhënat që kishte siguruar Gazeta Online Reporteri.net nga Doganat e Kosovës, ishte zbuluar se derivatet që importon në Kosovë kompania “AL-Petrol SHPK” e cila që nga vitit 2018 ka marrë të drejtën e përdorimit të brendit ‘SHELL’ në pikat e saj të shitjes në Kosovë, janë të prodhuesve të tjerë, e jo të gjigantit holandez ‘SHELL’.

Të dhënat zbulojnë se ‘AL-Petrol SHPK’, gjatë periudhës shtator-tetor 2019, vazhdimisht ka importuar në Kosovë, naftë nga rafineri të ndryshme nga Italia dhe Arabia Saudite, që destinacion të parë kanë pasur Shqipërinë, përmes Portit të Durrësit, e më pas janë bartur në Kosovë.

Në të njëjtën periudhë, Reporteri.net kishte zbuluar se ‘AL-Petrol SHPK” ka importuar në Kosovë edhe benzinë nga Greqia të prodhuesit ‘Hellenic Petroleum S.A.’, i shpërndarë nga ‘OKTA’, me qendër në Shkup.

Kompania kosovare ‘AL Petrol SHPK’, që prezanton “marrëveshjen me SHELL për licencë dhe brendim” të pikave të saj të shitjes në Kosovë, pretendon se derivatet që importon në Kosovë e që shiten në pompat e karburanteve ‘SHELL Kosova’ janë sipas standareve që përcakton gjiganti ‘SHELL’ me seli qendrore në Rotterdam të Holandës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit