-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shenjat që tregojnë se mund të keni pasur koronavirusin dhe e keni kaluar pa e kuptuar

Rekomandime

Është e mundshme që koronavirusin, së paku, siç konstatojnë ditëve të fundit ekspertët, e keni kaluar duke qëndruar në këmbë. Ekspertët theksojnë që ekziston mundësia që disa persona janë shëruar nga coronavirusi edhe përpara se të të nisur epidemia zyrtarisht.

- Advertisement -

Nëse keni pasur forma të buta të këtyre simptomave, me siguri e keni kaluar sëmundjen me sukses. Hulumtimi i realizuar në Universitetin e Oksfordit tregoi se ka disa shenja të qarta që e tregojnë këtë:

Infeksioni i syve:

Hulumtimi i ri ka treguar që infeksioni i syve, si p.sh. konjunktiviti, mund të jetë simptomë e koronavirusit.“Dihet se cdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral si me komplikacione dytësore, e ky është rasti dhe koronavirusin”, theksojnë shkencëtarët që shtojnë se konjunktivi nuk mund të jetë për cdo rast simptomë e vetme por do të jetë shfaqur dhe me ethe, kollë apo ndonjë shenjë tjetër.

- Advertisement -

Kolla e thatë

Një ndër simptomat më të shpeshta dhe më të njohura të koronavirusit është pikërisht kolla e thatë.

- Advertisement -

Lodhja mendore

Edhe pse kjo nuk është e njohur zyrtarisht si simptomë e koronavirusit, disa pacientë të infektuar e kanë paraqitur këtë simptomë.

Temperatura

Pos kollës së thatë, edhe kjo është tregues më i shpeshtë i koronavirusit, por mund ta keni kaluar me aq.

Vështirësi në frymëmarrje

Ndjenja e shtrëngimit në gjoks dhe pamundësia që të merrni frymë thellë gjithashtu shfaqen si simptoma.Humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes

Kohë më parë Asociacioni Britanik i Otorinolaringologjisë ka paralajmëruar që humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes mund të jenë simptomë e koronavirusit.

Problemet me stomakun

Ka rezultuar që nga 204 të infektuar, të cilët kanë marrë pjesë në studim, 48,5 për qind të tyre kanë paraqitur shqetësimet e stomakut dhe diarrenë si simptomë.

LEXO EDHE: Coronavirusi mund të përhapet dy herë më shpejt sesa ishte thënë më herët, thotë një studim i një laboratori amerikan
Lodhja fizike

Edhe një simptomë e koronavirusit.Organizmi i shëndoshë me imunitet të fortë është në gjendje që ta përballojë vetë formën e lehtë të këtij virusi, ndaj s`do ta kuptoni që e keni pasur.

Për cdo rast megjithatë, për të qenë të sigurtë, mirë është t’iu përmbaheni të gjitha masave të mbrojtjes dhe vetizolimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit