Kanë kaluar rreth 80 minuta lojë në ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës.
Çekia e ka shënuar edhe golin e dytë për 2:1 ndaj Kosovës, raporton Zëri.info.
Kral ka shënuar golin e dytë personal sonte.
Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të triumfojë sonte në ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.
Në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, djelmoshat e Bernard Challandes janë duke u përballur në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë.