1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shënohet rekord i lindjeve me binjakë, pse po ndodh kjo dukuri

Rekomandime

Në botë janë duke u shënuar lindje me binjakë më shumë se kurrë më parë, por hulumtuesit thonë se ky mund të jetë kulmi dhe se dukuria mund të pësojë rënie tani e tutje.

Rreth 1.6 milion binjakë linden në botë çdo vit apo një në çdo 42 fëmijë, shkruan BBC.

- Advertisement -

Shtyrja e kohës për t’u bërë prindër dhe teknikat mjekësore si fertilizimi me IVF kanë ndikuar që shkalla e lindjeve me binjakë të rritet për një të tretën që nga vitet e tetëdhjeta.

Megjithatë, kjo dukuri tani e tutje mund të shënojë rënie, sepse çiftet po synojnë të lindin nga një fëmijë, duke qenë se kjo është më pak e rrezikshme.

Sipas një hulumtimi botëror në revistën “Human Reproduction”, shkalla më e lartë e lindjeve me binjakë ka ardhur si rezultat i shtimit të këtyre lindjeve në të gjitha rajonet gjatë 30 viteve të kaluara, duke nisur nga rritja për 32 për qind në Azi deri te rritja për 71 për qind në Amerikën Veriore.

- Advertisement -

Hulumtuesit mblodhën të dhëna për shkallën e lindjeve me binjakë nga 165 shtete nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe e krahasuan atë me shkallën e këtyre lindjeve nga viti 1980 deri më 1985.

Numri i lindjeve me binjakë për 1.000 lindje është veçanërisht i lartë në Evropë dhe në Amerikën Veriore, ndërsa në nivel botëror ka shkuar nga nëntë në dymbëdhjetë lindje me binjakë për çdo 1.000 lindje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit